NJOFTIM
 

 

Njoftohen të gjithë kandidatët për testimin "Mësues për Shqipërinë" se duhet të aplikojnë online në Portal deri në datën 12 dhjetor, duke e marrë në konsideratë edhe këtë datë deri në orën 24:00.
 
Aplikantët, të cilët kanë marrë pjesë në testimin e vitit të kaluar, kanë dorëzuar dosjen dhe u është bërë vlerësimi me shtojcën 3, duhet të orientohen sipas rasteve të mëposhtme:
 
-nëse duan të ruajnë rezultatin e testimit të vitit të kaluar, nuk duhet të aplikojnë online në portal;
-nëse duan të rifuten në provimin e datës 19 dhjetor dhe të përfitojnë rezultatin e riduhet të aplikojnë patjetër në portal;
 
Nëse një aplikant i vitit të kaluar, ka dorëzuar dosjen në përputhje me afatet e dorëzimit dhe ka aplikuar në portalin Mësues për Shqipërinë gabimisht, (nëse kërkon të mbajë rezultatin e vitit të kaluar) duhet të bëjë deri në datën 14 dhjetor, njoftimin përkatës në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. . 
Jeni të lutur të respektoni plotesisht keto afate të vendosura.

 

 

 

 

 

 

NJOFTIM

Pas mbylljes të fazës së parë të konkurrimit “Mësues për Shqipërinë 2015” me vlerësimin e dosjeve të kandidatëve nga Drejtoritë/Zyrat Arsimore Rajonale, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron kandidatët që janë kualifikuar në këtë fazë si më poshtë vijon, se:

Faza e dytë e konkurrimit vazhdon me testimin e kandidatëve për “Mësues për Shqipërinë 2015”, i cili  do të zhvillohet, më datë 19.12.2015, ora 10-12.30, në ambiente të planifikuara nga Drejtoritë Arsimore Rajonale. 

Aplikimi në portalin mesues.arsimi.gov.al fillon më datë 4 dhjetor dhe vazhdon deri më datë 12 dhjetor, duke respektuar plotësisht udhëzuesin e aplikimit.

Renditja përfundimtare për çdo profil/lëndë bëhet sipas pikëve totale që nxirren nga shuma e pikëve të marra në vlerësimin e dosjes së aplikimit dhe pikëve të marra në testimin “Mësues për Shqipërinë”.

Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës.

Kandidati i cili në renditjen e përgjithshme sipas profilit/lëndës është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën e zgjedhjes për vendet e lira të punës në institucionet arsimore në prezencë të Komisionit të ngritur pranë Drejtorive/Zyrave Arsimore Rajonale.

Kandidatët nuk mund të refuzojnë më shumë se tri vende pune të lira në tri njoftime të njëpasnjëshme të komisionit.

Të gjithë kandidatët që kanë marrë pjesë në testimin “Mësues për Shqipërinë” të vitit 2014 dhe nuk kanë mundur të jenë pjesë e sistemit arsimor, si dhe kanë vendosur të mbajnë pikët e fituara nga testimi i mëparshëm, aplikojnë nëpërmjet një shtojce të veçantë duke respektuar kërkesat e Udhëzimit Nr.38. Këta kandidatë pas vlerësimit përfshihen në renditjen përfundimtare për profil/lëndë nw DAR-in përkatës.

Çdo informacion i mëtejshëm rreth këtij testimi mund të gjendet në faqet zyrtare të çdo Drejtorie/Zyre Arsimore Rajonale si dhe në portalin mësues.arsimi.gov.al

Procesi i testimit të aplikantëve në sistemin arsimor parauniversitar do të drejtohet nga MAS dhe do të organizohet e administrohet nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA) dhe DAR/ZA-të, si dhe do të monitorohet nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit. 

 

 

 

 

 

 

 

NJOFTIM

 

Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Arsimit e Sportit nr.40,dt. 09.10.2015 “Për organizimin e testimit të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në arsimin parauniversitar”, ju informojmë se:

 

1.     Testimi i kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në sistemin arsimor parauniversiatr do të zhvillohet më datë 19.12.2015, në mjediset e planifikuara nga DAR Elbasan: shkolla “Luigj Gurakuqi”, “Dhaskal Todri” dhe “Kostandin Kristoforidhi”.

2.     Programet orientuese do të publikohen në faqen zyrtare të IZHA-s, për rrjedhojë dhe në faqen zyrtare të DAR Elbasan, duke filluar nga data 02.12.2015.

3.     Të gjithë aplikantët do të tërheqin në DAR Elbasan formularin e kualifikimit për pjesëmarrje në testimin “Mësues për Shqipërinë”, pas vlerësimit të dosjeve nga Komisioni i Vlerësimit, në datat 09.12.2015 dhe 10.12.2015.

4.     Kandidatët për ushtrimin e profesionit të mësuesit do të plotësojnë formularin e pjesëmarrjes në testim përmes aplikimit online në portalin “Mësues për Shqipërinë”, deri më datë 12.12.2015.

 

 

 

DREJTORE

JONIDA CUNGU

 

 

 

 

 

 

 

NJOFTIM

Drejtoria Arsimore Rajonale Elbasan njofton të gjithë të interesuarit që duan të ushtrojnë profesionin e mësuesit, se ka filluar faza e parë e konkurimit për testimin “Mësues për Shqipërinë”. Aplikantët duhët të dorëzojnë dosjet e tyre personale vetëm nëpërmjet shërbimit postar. Çdo aplikant duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor në fuqi për ushtrimin e profesionit të mësuesit. Dosja e çdo aplikanti duhet të përmbajë të gjitha dokumentet të përcaktuara në Udhëzimin nr.38 datë 6.10.2015 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike të sistemit arsimor parauniversitar”, të cilin e gjeni në faqen zyrtare të DAR Elbasan.

Dokumentet që nevojiten:

1.CV sipas modelt të përcaktuar në shtojcës  1 të Udhëzimit nr.38.

2.Raport mjeko-ligjor (i 3 muajve të fundit dhe i detyrueshëm).

3.Deklaratë për gjendjen gjyqësore sipas shtojcës 5.

4.Vërtetim i qendrës së banimit (i detyrueshëm).

5.Fotokopje e librezës së punës.

6.Fotokopje diploma dhe vërtetimi i listës së notave të studimeve të larta (cikli I+II dhe DIND), të noterizuar (e detyrueshme).

7.Fotokopje e certifikatave të trajnimeve (certifikata të akredituara nga MAS dhe ato jashtë vendit).

8.Fotokopje e dëshmive të shkallëve të kualifikimit.

9. Fotokopje të noterizuar të dëshmive të kualifikimeve shkencore.

10.Fotokopje të dëshmisë/vet ë gjuhëve të huaja (e noterizuar).

11.Botime, kumtesa, publikime në fushë të edukimit.

12.Deklaratë e kandidatit për autorizimin e njësisë arsimore vendore që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura.

 

Kandidati, dosja e të cilit nuk përmban dokementet e detyrueshme si më sipër, skualifikohet nga të gjitha fazat e konkurimit. Afati përfundimtar i dorëzimit të dosjeve do të jetë data 20 Nëntor 2015.

 

Pas vlerësimit të dosjeve nga Komisioni i Vlerësimit, DAR Elbasan do të shpallë në faqen zyrtare të saj renditjen e aplikantëve për çdo profil.

 

 

DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE ELBASAN 

 

 

NJOFTIM

Për të gjithë kandidatët për  provimin e  shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit ju bëjmë me dije sa më poshtë:

 

1.Provimet e Shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit për sesionin e dytë të vitit 2015 do të zhvillohen pranë  Agjensisë Kombëtare të Provimeve, në javën e tretë të Nëntor deri në javën e katërt të Dhjetorit .

2.Në DAR/ZA  kryhen regjistrimet e kandidatëve pjesmarrës, deri në datën 09.11.2015, të cilët:

a) kanë rezultuar jo të suksesshëm në sesionet e kaluara;

b) nuk janë paraqitur në sesionet e mëparshme;

c) janë në marrëdhënie pune dhe kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në edukim.

 3. Programet orientuese të provimit të shtetit dhe fondi I pyetjeve sipas profileve përkatëse janë në dispozicion të kandidatëve në faqen zyrtare të AKP-së, në adresën www.akp.gov.al, rubrika “Provimet e Shtetit”.

4.Kandidatët për provimin e shtetit paraqiten në godinën e AKP-së në datën e caktuar, 30 minutra para zhvillimit të provimit, sipas grafikut, I cili gjendet në faqen zyrtare të AKP.

A) Kandidatët duhet të kenë me vete një dokument identifikimi (Kartë ID ose Pasaportë) dhe një kopje të saj,

B)Mandatin e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP, C) Faturën për këtë qëllim, e cila gjendet në faqen zyrtare të AKP, rubrika “Njoftime”.

D) Kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre.

E)Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati /ja duhet të paraqesë certifikatën përkatëse që verteton ndryshimn e mbiemrit.

 

 

 

 

 

Njoftim

për plotësimin në sistem të pikëve mesatare (apo notavemesatare) Plotësimin në sistem të pikëve mesatare (apo notave mesatare) do ta bëjnë:

1 .Maturantët të cilët gëzojnë të drejtën të plotësojnë formularin A3 sipas Udhëzimit Nr.

27 datë 1 9.08.2015.

 

2. Përjashtohen nga ky detyrim ata maturantë të cilët kanë plotësuar formular A2 dhe dëshirojnë të vazhdojnë konkurrimin, meqenëse ata e kanë kryer këtë proces në periudhën kur u aplikua me formularin A2.

Plotësimi në sistem i pikëve mesatare (apo notave mesatare) do të bëhet pranë shkollave të mesme përkatëse në datat: 23. 09.20 15 – 28 .09 .20 1 5 nga përfaqësuesit zyrtarë të këtyre shkollave. DAR/ZA-të të marrin masa për kontrollin e laboratorëve dhe monitorimin e procesit.

Theksojmë se secili maturant që gëzon të drejtën për plotësimin e formularit A3 dhe që dëshiron të konkurrojë në garën e pranimit në IALP (Institucionet e Arsimit të Lartë Publik) nëpërmjet Parimit Meritë - Preferencë në këtë raund, duhet së pari, pranë zyrave të Postës Shqiptare apo Bankave të nivelit të dytë të kryejë pagesën e tarifës së aplikimit të formularit A2 prej 2000 lekësh. Për të bërë të mundur kryerjen e kësaj pagese maturantët duhet të jenë të pajisur me Faturën për Arkët im të cilën po jua bashkëngjisim . Gjithashtu çdo maturant mund ta shkarkojë atë nga WebSite i Agjencisë Kombëtare të Provimeve:www.akp.gov.al në drej timin:

Matura Shtetërore - Matura Shtetërore 2 01 5 - For mul ari A3

Me mandatin e pagesës për aplikim të formularit A3 si dhe me dokumentin identifikues (kartë identiteti, pasaportë biometrike ose certifikatë personale me fotografi, maturanti/kandidati paraqitet në shkollën e tij, e dorëzon atë dhe si gurohet që përfaqësuesja e shkollës të hedhë në sistem pikët apo notën mesatare të viteve të gjimnazit. Pas kryerjes së këtij procesi maturanti /kandidati ka të drejtën dhe mundësinë që të plotësojë online formularin A3 për Maturën Shtetërore 2015, në afatet e përcaktuara dhe publikuara nga MA S dhe AKP. Maturantët që nuk kanë shlyer page sën përkatëse dhe për rrjedhojë nuk kanë të regjistruara në sistem pikët mesatare nuk lejohen nga sistemi informatik që të plotësojnë online formularin A3. E njëjta gjë do të ndodhë dhe për maturantët që rezultojnë mbetës në të paktën njërin prej provimeve të Maturës Shtetërore.

 

Agjencia Kombëtare e Provimeve

 

 

Të dashur nxënës, mësues e prindër!

 

Me një emocion të veçantë si mësuese dhe si nënë, Ju uroj “Suksese për vitin e ri shkollor 2015-2016”. Sot fillon dita e parë e shkollës për të gjithë nxënësit, por emocioni më i veçantë është për ato fëmijë që sot provojnë ndjesinë e të qenurit nxënës për herë të parë, si dhe gjimnazistë.

 

Me shumë ndjesi dua të uroj të gjithë trupën mësimore në çdo shkollë të qarkut Elbasan, e cila me profesioanlizëm dhe përkushtim për punën, do të mundësojë edhe këtë vit shkollor një shërbim arsimor më cilësor për fëmijët e besuar në duart e tyre.

 

Ky vit shkollor do t’i ofrojë nxënësve të klasave të dhjeta, klasat dixhitale, një risi e sjellë këtë vit me nismën e MAS. Gjithashtu nxënësit e klasave të para e të gjashta do të mësojnë me kurrikulën e re të zbatuar në kompetenca. Çdo angazhim dhe përkushtim, kanë vetëm një qëllim kryesor, cilësinë.

 

DAR Elbasan do të ofrojë gjithë bashkëpunimin dhe angazhimin e mundshëm për një mbarëvajtje sa më korrekte të procesit mësimor, duke patur si partnerë më të mirë prindërit dhe komunitetin, kjo në kuadër të nismës “Shkolla qendër komunitare”.

 

Le të punojmë për të edukuar qytetarë të denjë, për të mësuar nxënës të shkëlqyer, për të patur më shumë institucione arsimore  në renditjen e 10 shkollave më të mira në Shqipëri. Kështu do kemi kryer detyrën tonë si prindër, mësues e punonjës.

 

 

Ju uroj dhe njëherë: “Suksese dhe një vit të mbarë shkollor”. 

 

NJOFTIM

 

Njoftojme te gjithe kandidatet qe nuk e plotesuan formularin A2 me 30 korrik  do te kene nje mundesi tjeter per ta plotesuar nga data 5 gusht ora 12:00 deri me date 6 gusht ora 16:00 ne mjediset e DAR.

 

Gjithashtu ju bejme me dije edhe datat e zhvillimit te provimeve te sesionit te dyte:

 

DATAT E PROVIMEVE TE MATURES SHTETERORE 2015, SESIONI I DYTE

 

Gjuhe e huaj:                           01.09.2015

Gjuhe shqipe dhe letersi:         03.09.2015

Matematike:                            07.09.2015     

Lende me zgjedhje:                  11.09.2015

 

Plotesimi online i Formularit A1Z nga data 26-30 gusht 2015.

 

DATAT E PROVIMEVE TE ARSIMIT BAZE  2015, SESIONI I DYTE

 

Gjuhe e huaj:                           27.08.2015

Gjuhe shqipe dhe letersi:         29.08.2015

Matematike:                                31.08.2015

 

Aplikimi on-line për formularin A2 do të realizohet nëpër DAR/ZA sipas planit kalendar të mëposhtëm:

 

Datë

Aplikantët në Qytetet

27.07.15

Tirana Qytet

Tirana Qark

 

 

 

 

 

 

28.07. 15

Tirana Qytet

Tirana Qark

 

 

 

 

 

 

29.07. 15

Tirana Qytet

Tirana Qark

Kamëz

Kavajë

Durrës

Krujë

 

 

30.07.15

Elbasan

Peqin

Gramsh

Librazhd

Korçë

Pogradec

Kolonjë

Devoll

31.07.15

Fier

Mallakastër

Lushnjë

Berat

Kuçovë

Skrapar

 

 

01.08.15

Shkodër

M. e Madhe

Pukë

Lezhë

Kurbin

Mirditë

 

 

03.08.15

Vlorë

Sarandë

Delvinë

Gjirokastër

Tepelenë

Përmet

 

 

04.08.15

Kukës

Has

Tropojë

Dibër

Mat

Bulqizë

 

 

 

 

MATURA  SHTETERORE  2015!

Sot, datë 9.07.2014, ora 19, në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit u zhvillua parada e maturantëve ekselentë të qarkut  për vitin shkollor 2014-2015.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni nderi ishin:Drejtoresha e Drejorisë Arsimore Rajonale Elbasan, Zj.Jonida Cungu,  Këshilltari i Ministres së Arsimit, Z.Agim Leka, Kryetari i Bashkisë së qytetit, Z.Qazim Sejdini, Prefekti i qarkut Z.Arben Kamami si edhe drejtorët  e arsimit të rretheve Librazhd e Peqin.

Fjalën e hapjes e mbajti drejtoresha e DAR, Zj.Jonida Cungu  e cila përcolli mesazhe të ngrohta krenarie dhe repekti për punën e palodhur të maturantëve dhe stafeve mësimore në shkollat tona duke uruar ndjekjen e shembullit të më të mirëve dhe kthimin e kësaj feste në një traditë të bukur të përvitshme.

Në respekt të rezultateve të shkëlqyera të nxënësve tanë  kryetari i Bashkisë, Z.Qazim Sejdini,  institucioni i të cilit mbështeti organizimin e këtij aktiviteti përshëndeti dhe ndau emocione të sinqerta për brezin e ri arsimdashës të qarkut tonë.

Së fundmi nën tinguj të muzikës, banderolave e tollumbacave plot ngjyra u lexuan emrat e maturantëve më të mirë të cilët u ngjitën në tribune  për të tërhequr  certifikatat e nderit të përgatitura nga DAR dhe Bashkia e qytetit.

 

Falenderim të vecantë përcjellim edhe për Qendrën Kulturore të Fëmijëve Elbasan dhe  OJF-të që operojnë në qarkun tonë si partnerë të devotshëm dhe  mbështetës në realizimin me sukses të kësaj veprimtarie.

 

Të nderuar e të respektuar  mësues!

    Në këtë ditë të veçantë, ju urojmë JU,  kudo që jetoni e punoni, Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj! Në këtë ditë ne ju nderojmë Ju, për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë,  po jepni e do të jepni, për mësimin  dhe edukimin e fëmijëve.  Dhe detyra jonë sot, është ta përcjellim frymën tonë të përkushtimit dhe punës me pasion,  ashtu të pastër te brezat e ardhshëm.

    Mësimet e mësuesve  janë udhërrëfyes për rrugën e fëmijëve tanë, për të ardhmen dhe për jetën e tyre.7 Marsi është dita e vetme e cila i kushtohet mësuesit. Kjo është një ditë e shenjtë për të falenderuar mësuesit, për të gjithë të mirat dhe vështirësitë që i kalon dhe i ka kaluar për të ushtruar detyrwn e tij fisnike.

    Ne jemi krenarë me ju dhe me gjithë zemër ju urojmë GËZUAR FESTËN TUAJ, 7 MARSIN, duke ju uruar shëndet e jetë të gjatë. Brezat që vijnë do t’i ruajnë me nostalgji mësimet e këshillat që Ju i jepni nxënësve.  Në çdo ditë të jetës, Ju dhe puna juaj fisnike do të kujtohen dhe vlerësohen me respekt e nderim të thellë.

Gëzuar festën e  Mësuesit!


 

MISIONI DHE PARIME TË VEPRIMTARISË SË DAR-IT

  1. DAR, nëpërmjet ushtrimit dhe realizimit te funksioneve mbshtetëse, zbatuese, vleresuese dhe menaxhuese, ka si mision sigurimin e cilësisë së shërbimit arsimor në nivel qarku.
  2. DAR, në veprimtarinë e saj udhëhiqet nga parimi i profesionalitetit, transperencës, bashkëpunimit, etikës, barazisë, paanësisisë, përgjegjshmërisë dhe mbrojtjes së interesit publik.

 

FUNKSIONET E DAR-IT

Për realizimin e politikave dhe strategjive kombëtare e lokale, DAR-i ushtronë këto funksione:

  1. Funksion drejtues dhe menaxhues. Ky funksion shprehet dhe realizohet nëpërmjet vendimeve, urdhëzimeve, sqarimeve dhe porosive që drejtori i DAR-it ndërmërr në funksion të sigurimit dhe ofrimit me cilësi të shërbimit arsimor në institucionet arsimore të juridiksioni të saj.
  2. Funksion koordinues dhe mbeshtetes. Ky funksion shprehet dhe realizohet nëpërmjet veprimeve koordinuese dhe mbështetës që DAR-i u ofronë institucioneve shkollore, në realizimin cilësor të procesit mësimor dhe edukativ.
  3. Funksion monitorues. Ky funksion shprehet dhe realizohet nëpërmjet veprimtarive vëzhguese, kërkesave e instrumeneteve informuese dhe raportuese që DAR-i u adresonë institucioneve shkollore, lidhur me dinamikën dhe cilësinë e realizimit të politikave e veprimtarive arsimore në nivel kombetar,rajonal dhe shkolle.
  4. Funksion vlerësues. Ky funksion shprehet dhe realizohet nëpërmjet vlerësimit periodik të performacës së punës së sektorëve, të specialistëve të DAR-it, drejtuesve të shkollave dhe mesuesve në realizimin e detyrave dhe përgjegjësivepërkatëse.
  5. Funksioni raportues dhe informues: Ky funksion shprehet dhe realizohet në të gjithë veprimet që ndërmeren nga DAR-i në funksion të komunikimit dhe informimit të vazhdueshëm që DAR realizon për MAS e institucionet e saj të varësisë, për institucionet e varësisë së DAR dhe institucioneve të saj shkollore, për.institucionet e pushtetit vendor, për komunitetet prindërore të shkollave, për subiekte të tjera të interesuara, si dhe për individe të veçantë.