NJOFTIM

Njoftohen të gjithë maturantët e viteve të kaluara, që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin Matura Shtetërore 2017, se Portali i Maturës Shtetërore online do të hapet në periudhën 26 – 27 Qershor 2017, nga ora 08.00 deri në orën 16.00.

Plotësimi online i Formularit A1Z, për kandidatët e sipërpërmendur, bëhet në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.

Procesi i plotësimit të Formularit A1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

Përfaqësuesit e shkollës marrin kontaktet e kandidatit për ta njoftuar më vonë për paraqitjen në shkollë për futjen e të dhënave shkollore të tre viteve të arsimit të mesëm.