NJOFTIM: Për Portalin Mësues për Shqipërinë 2017-2018
Në zbatim të Udhëzimit Nr. 38, datë 06.10.2015 "Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike të sistemit arsimor parauniversitar" të MAS, ju informojmë se:
1. DRA/ZA, në zbatim të pikës 1, kreu 2 të Udhëzimit të MAS Nr. 38, datë 06.10.2015 "Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike të sistemit arsimor parauniversitar", të përcaktojnë afatet e pranimit të dosjeve të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit.
Afati përfundimtar i pranimit të dosjeve të kandidatëve për mësues, është data 22.12.2017.
2. DAR/ZA pas perfundimit te procedurave te percaktuara ne piken 5, kreu 2 te Udhezimit te MAS Nr. 38, date 06.10.2015 "Per procedurat e levizjes paralele, emerimit dhe largimit nga puna te mesuesit ne institucionet arsimore publike te sistemit arsimor parauniversitar" harton listen e kandidateve qe plotesojne kriteret per te marre pjese ne fazen e dyte, ate te testimit "Mesues per Shqiperine".
3. Afatet e aplikimit online në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe data e testimit të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit, do të publikohen në faqen zyrtare të:
Ø MASR: https://www.arsimi.gov.al/
Ø Mësues për Shqipërinë: https://mesuespershqiperine.al/
Ø DAR Elbasan: http://zvaelbasan.edu.al/