INFORMIM  DHE TRANSPARENCE  PUBLIKE

 

( Mbështetu rnë Ligjin Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit “ )

Në emisionin investigues “Stop” në datë 23.03.2017 u paraqit ankimimi I bërë nga mësuesja e AlketaÇala (Rrodhe ) lidhur me problematikat e emërimit të saj në shkollë nën juridiksionin e ZA-Gramsh. Natyrshëm që mënyra se si konceptohen dhe interpretohen faktet nga ky emission është “conform pushtetit të tyre mediatik” pa marrë ne considerate pasojat qofshin këto ligjore , morale e më gjërë ndaj të gjithë personave të përfshirë në të.

Pamvarësisht  se unë në rolin e Përgjegjësit të ZA nuk kam qënë pjesë e problematikave të krijuara ndaj saj, ashtu sikurse me korrektësi ky emission deklaron; nuk i jam shmangur asnjeherë nga detyrimi në radhë të parë moral duke e trajtuar si kolege dhe duke I kthyer përgjigje ligjore për mënyrën e zgjidhjes. 

Pozicioni im në këtë process ka qënë dhe vijon të jetë vetëm si pjesëmarrës në zgjidhje. Këtë duhet ta kishte treguar  me kurajo dhe qytetari   vet zj. Alketa, por gjithësesi çështje kjo që I takon vet asaj.  Po e shënojë këtë fakt vetëm për arsyen se inspektimet e bëra nga instancat eprore konsiderojnë shkelje çdo rekrutim tjetër në arsim jashtë portalit “Mësuespër Shqipërinë” dhe në këtë mënyrë zgjidhjet e tjera konsiderohen penalizuese.  Unë e kam marrë vlerësimin për këtë cështje.

Lidhur me problematikat e paraqitura në emision e kam detyrim ligjor të njoh opinionin public për vërtetësinë  etyre :

1.      Pas largimit nga puna me procedure konkurimi në datën  02.06.2015 ngadrejtoria e

shkollës “ Xhile Lici “ Skënderbegas zj.Alketa Cala I është drejtuar për ankimim Zyrës Arsimore Gramsh , Drejtorisë Rajonale Elbasan , Inspektoriatit të Lartë Shtetërortë Arsimit , Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ( disa drejtorive në MAS ) dhe natyrshëm ka marrë përgjigje të dokumetuar prej sejcilës prej tyre.

2.      Në përgjigjen e kthyer nga ZA Gramsh  ( 27.10.2015 ) është marrë në konsideratë

Verefikimi në vend igjithë praktikës së ndjekur nga drejtori I shkollës Skënderbegas për konkurimin e bërë në muajin maj të vitit 2015. Ky dokumentacion është klasifikuar I rregullt  me shënimin e mospjesëmarrjes së përfaqësuesit të ZA në komisionin e ngritur. Lidhur me këtë mangësi janë marrë edhe masa disiplinore të cilat janë të arkivuara në institucion.

3.      Në muajin tetor 2016 me kërkesën tonë , padyshim edhe në saj të insistitmit të

Vazhdueshëm të të interesuarës erdhi për verefikim dhe inspektim një ekip I Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të cilët kanë përpiluar konkuluzionet  e duhura dhe kanë njoftuar edhe zj. Alketa .

4.      Të gjitha përgjigjet dhe komunikimet tona me zj. Alketa adresuar këto edhe

Institucioneve eprore janë shoqëruar me një paragraph për ligjeje të kërkesës së saj për transparence të verefikimit të problematikës nga MAS , ISHA dhe DAR. Po kështu institucioni jonë dhe unë personalisht kam motivuar dhe mbështetur kërkesën  e saj për depozitim të ankimimeve në Prokurori dhe Gjykatë. Nga ana tjetër conform legjislacionit arsimor për cdo shkelje nga ana jonë në cënimin e së drejtës së kësaj mësuesje jemi të gatshëm të përgjigjemi ligjërisht.

5.      Pjesa e filmuar nga “ çimkat “ e emisionit kishin lidhje me një nxënës (K.H)  ndajtë

Cilit emisioni ka shkelur privatësinë e një të mituri duke ekspozuar fotografinë e tjetër personi. Një veprim I tillë është bërë edhe me foto të tjera (nxënësish)  për të cilat unë nuk di ku e gjejnë “forcën ligjore” këto media që dalin mbi ligjet e shtetit ku jetojmë e punojmë.

Sqaroj publikun se nxënësi në fjalë është banor I fshatit Skëndebegas , transferuar në Durrës dhe si I tillë në dt.08.04.2015 me dokumentacion të rregullt është transferuar nga shkolla “ Demokracia” Durrës për në Skënderbegas për të vijuar mësimet në klasën e tetë.

Nga shtatori I këtij viti e në vijim nuk ka frekuentuar më shkollën për arsye emigrimi. Nga verefikimi I dokumentacionit shkollor–Skënderbegas dhe në ZA rezulton :

a. Nuk është pajisur me asnjë dokumentacion shkollor për përfundimin e klasës së tetë ;

b. I çregjistruar nga sektori i IT dhe bazës Statistikore në ZA ;

c. I paregjistruar në programin Sokrates (digitalizimi I amzave shkollore) ;

d. Në dokumentacionin e shkollës rezulton me parregullsi pasi duhet të largohej nga detyrimi shkollor në vitin 2015-2016 sipas DN; Neni 12/2.- (Të gjitha këto iu vunë në dispozicion gazetarit inevestigues por që sjanë marrë në considerate prej tij)

6.      Pamvarësisht sqarimeve të mësipërme , ne si institucion në ditët në vijim do të

Rimarim në shqyrtim të gjitha problematikat e ngritura në këtë emision , do të kërkojmë asistencën e duhur ligjore si dhe mbështetjen e MAS , ISHA , DAR për të sqaruar gjithshka në mënyrë që episode të tilla të mos nëpërkëmbin arritjet e arsimit në Gramsh , saj përkushtimit të një armate të tërë mësuesish në funksion të arritjeve të nxënësve të tillë që zënë venden deri në PISSA 2015 , dhe vende të para në olimpiada , nxënës ekselentë në MSH etj.

 

 

Faleminderit për mirekuptimin

                                                                       

Gramsh ,më  24.03.2017

Xhevit DERMYSHI

ZYRA ARSIMORE GRAMSH             

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MATURA SHTETERORE 2016

APLIKIMI ONLINE I FORMULARËVE A1&A1-Z

ZA GRAMSH njofton të gjithë maturantët se aplikimi i formularit A1 do të bëhet në datat 28.03.2016 dhe 29.03.2016 në portalin Matura Shtetërore. Për formularin A1-Z do të aplikohet në datën 07.04.2016 në portalin Matura Shtetërore. Aplikimi në portalin Matura Shtetërore do të bëhet në shkollë i monitoruar nga mbikëqyrësi i shkollës.

Nga data 21.03.2016 ka filluar aplikimi i formularëve në portalin qeveritar e-Albania.al 

Maturantët apo kandidatët të cilët hasin vështirësi në regjistrim tek portali e-Albania, mund të kontaktojnë në adresën email This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. .

Formularin A1 e plotësojnë maturantët të cilët ndjekin mësimet e klasës së XII për vitin akademik 2015-2016.

Formularin A1-Z e plotësojnë kandidatët të cilët e kanë mbyllur ciklin shkollor, por kanë provime të detyruara apo me zgjedhje për të dhënë.

 

Kalendari për aplikimin e formulareve A1 dhe A1-Z

Lendet me Zgjedhje

Konvertimi i lendeve me zgjedhje

Formulari A1

Formulari A1-Z

Udhezues per A1

Udhezues per A1-Z

 

 MISIONI I ZYRES ARSIMORE  GRAMSH .

ZA nëpërmjet ushtrimit të funksioneve mbështetëse,bashkëpunuese dhe menaxhuese,ka si mision sigurimin e cilësisë së shërbimit arsimor të ofruar në nivel nënprefekture.  Bashkia Gramsh :                                       Njesite Administrative : Pishaj , Porocan ,Kukur , Kodovjat , Lenie , Skenderbegas , Kushove , Tunje , Sult )

 FUNKSIONET E ZA:

1.Funksion drejtues dhe menaxhues.Ky funksion shprehet dhe realizohet nëpërmjet vendimeve,udhëzimeve,sqarimeve dhe porosive që Pergj. i ZA ndërmerr në funksion të sigurimit dhe ofrimit me cilësi të shërbimit arsimor në institucionet arsimore të juridiksionit të saj.

2.Funksion koordinues dhe mbështetës.Ky funksion shprehet dhe realizohet nëpërmjet veprimtarive koordinuese dhe mbështetëse që ZA u ofron institucioneve shkollore në realizimin cilësor të procesit mësimor dhe edukativ.

3.Funksion monitorues.Ky funksion shprehet dhe realizohet nëpërmjet veprimtarive vëzhguese,kërkesave e instrumentave informuese dhe raportuese që ZA u adreson institucioneve shkollore,lidhur me dinamikën dhe cilësinë e realizimit të politikave e veprimtarive arsimore në nivel kombëtar ,rajonal dhe shkolle.

4.Funksion vlerësues.Ky funksion shprehet dhe realizohet nëpërmjet vlerësimit periodik të performancës së punës së sektorëve ,të specialistëve të ZA,drejtuesve të shkollave dhe mësuesve në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive përkatëse.

5.Funksioni raportues dhe informues.Ky funksion shprehet dhe realizohet në të gjithë veprimet që ndërmerren nga ZA në funksion të komunikimit dhe informimit të vazhdueshëm që ZA realizon për MAS e institucionet e saj të varësisë,DAR si dhe për institucionet shkollore të saj(ZA),të pushtetit vendor,për komunitetet e prindërore të shkollave,për subjekte të tjera të interesuara etj.