http://ualbania.arsimi.gov.al/Home/IndexHome             

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

     Jo duhanit

Zyrat Arsimore funksionojnë në çdo nënprefekturë dhe janë në varësi të Drejtorive Arsimore Rajonale.ZA Peqin funksionon në nënprefekturën Peqin, në varësi të DAR Elbasan.

MISIONI I ZA

ZA nëpërmjet ushtrimit të funksioneve mbështetëse,bashkëpunuese dhe menaxhuese,ka si mision sigurimin e cilësisë së shërbimit arsimor të ofruar në nivel nënprefekture.

ZA  PEQIN, STRUKTURA.

ZA i realizon detyrat,funksionet,kompetencat dhe përgjegjësitë nëpërmjet sektorëve :

 -Drejtori

 -Sektori i kualifikimit,teknologjisë së informacionit dhe bazës statistikore

 -Sektori i shërbimeve mbështetëse.

 

FUNKSIONET E ZA :

1.Funksion drejtues dhe menaxhues.Ky funksion shprehet dhe realizohet nëpërmjet vendimeve,udhëzimeve,sqarimeve dhe porosive që drejtori i ZA ndërmerr në funksion të sigurimit dhe ofrimit me cilësi të shërbimit arsimor në institucionet arsimore të juridiksionit të saj.

2.Funksion koordinues dhe mbështetës.Ky funksion shprehet dhe realizohet nëpërmjet veprimtarive koordinuese dhe mbështetëse që ZA u ofron institucioneve shkollore në realizimin cilësor të procesit mësimor dhe edukativ.

3.Funksion monitorues.Ky funksion shprehet dhe realizohet nëpërmjet veprimtarive vëzhguese,kërkesave e instrumentave informuese dhe raportuese që ZA u adreson institucioneve shkollore,lidhur me dinamikën dhe cilësinë e realizimit të politikave e veprimtarive arsimore në nivel kombëtar ,rajonal dhe shkolle.

4.Funksion vlerësues.Ky funksion shprehet dhe realizohet nëpërmjet vlerësimit periodik të performancës së punës së sektorëve ,të specialistëve të ZA,drejtuesve të shkollave dhe mësuesve në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive përkatëse.

5.Funksioni raportues dhe informues.Ky funksion shprehet dhe realizohet në të gjithë veprimet që ndërmerren nga ZA në funksion të komunikimit dhe informimit të vazhdueshëm që ZA realizon për MASH e institucionet e saj të varësisë,DAR si dhe për institucionet shkollore të saj(ZA),të pushtetit vendor,për komunitetet e prindërore të shkollave,për subjekte të tjera të interesuara etj.