Ky aktivitet u organizua më datë 09.05.2014 nga FSHF me zyrë rajonale Elbasan,në bashkëpunim me QKF Peqin. Në këtë aktivitet morën pjesë shkollat 9 vjeçare dhe gjimnazet e rrethit. Ndeshja finale e futbollit u zhvillua ndërmjet gjimnazeve "Zihni Magani"e"Mustafa K.Ataturk" e cila u fitua nga ekipi i gjimnazit "Zihni Magani" Peqin. Në këtë aktivitet nxënës të përgatitur nga instruktorë demonstruan sportet kikbox,karate,kërcim aerobik,shtangë etj. Aktivitetet u ndoqën me mjaft interes nga qindra nxënës të shkollave të rrethit,mësues etj. Në këtë aktivitet të mrekullueshëm morën pjesë përfaqësues të pushtetit qendror e lokal : deputeti i zonës Alfred Peza,kryetari i bashkisë Ilir Rrushi, nënprefekti,Edmond Xhani,drejtore e ZA Peqin Flutura Nuka si dhe dy përfaqësues të FSHF z. Millan Baçi dhe z.Altin Kovaçi.
Në fund të veprimtarive përshëndetën deputeti i zonës Alfred Peza dhe përfaqësuesi i FSHF duke i dhënë kupën ekipit fitues.






