Në kuadër të festave të 7-8 Marsit,Zyra Arsimore Peqin në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit organizoi në shkollën 9-vjeçare “Adem Bedalli” të qytetit të Peqinit, përurimin e bustit të "Mësuesit të Popullit",Adem Bedalli. Përurimin e bustit e bëri nënprefekti i rrethit z.Edmond Xhani dhe drejtorja e ZA Peqin znj.Flutura Nuka. Për jetën e "Mësuesit të Popullit" foli Dr.i Shkencave z.Kastriot Ajazi. Në emër të Zyrës Arsimore Peqin përshëndeti të pranishmit drejtorja e kësaj zyre, znj.Flutura Nuka. Në emër të bashkisë Peqin përshëndeti z.Genc Gripshi,drejtor i kulturës në bashkinë e qytetit Grupi artistik i shkollës dha një koncert me këngë e recitime. Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i shkollës z.Demir Gripshi. Në përurim morën pjesë prindër,nxënës, mësues,drejtorë shkollash,mësues veteranë,familjarë të "Mësuesit të Popullit" Adem Bedalli. Në fund të përurimit, familjarët e tij organizuan një kokteil.





