Mbështetur në orientimet dhe udhëzimet e MAS për ta kthyer shkollën në vendin ku ndërtohet partneriteti shkollë-familje-komunitet dhe bashkëpunimi për zhvillimin e potencialit të plotë të çdo nxënësi drejtoria e shkolles 9- vjeçare Bishqem dhe stafi pedagogjik ideuan zhvillimin e veprimtarive që u zhvilluan në përmbyllje të vitit shkollor 2013-2014 në këto fusha :
FUSHA I - Veprimtari për një barazi arsimimi përmes alternimit të pjesmarrjes së nxënësve në kurrikulën bërthamë dhe kurrikulën e lirë.
Veprimtaria “Lamtumirë o Abetare!”
Veprimtari me projekte kurrikulare. Dep .i lendeve te CL dhe CU
Intergrimi ndërlëndor në punën me projekte.(lëndët :gj.shqipe, d.natyre,ed.shoqërore.aft.teknologjik.”Fshati im”)
Stresi dhe veçoritë e tij .
Pergatitja dhe botimi i një libri me krijime të nxënësve.
Puna me role në mësimin e gjuhës huaj . –Dramatizim “Aventurat e Hakelber Fin”
Vendlindja : Sa e njohim ne ate?
Ndryshimet demografike dhe social –ekonomike këto vitet e fundit në komunën Pajovë.
Zhvillimi i kulturës tradicionale,ndikimi në jetën e komunitetit.
FUSHA II - Veprimtari sportive me shkollën 9- vjeçare Çengelaj.
Atletikë 100 m djem , vajza
Volejboll vajza. Futboll djem.
Terheqje litari djem.
Veprimtaria tërhoqi vemendjen dhe interesin e të gjithë komunitetit.








