Sot me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014-2015 në shkollat e rrethit Peqin u zhvilluan ceremonitë e hapjes së procesit mësimor.Në ceremonitë e hapjes së këtij procesi,në gjimnazet "Zihni Magani" Peqin,"Mustafa K.Ataturk"Pajovë,shkollat 9-vjeçare"Adem Bedalli" Peqin dhe Bicaj,nderoi me pjesmarrjen e tij dhe deputeti i zonës z.Alfred Peza.Të pranishëm ishin n/prefekti i rrethit z.Edmond Xhani,drejtorja e ZA Peqin znj.Flutura Nuka si dhe mësues e drejtues në vite të këtyre shkollave,të cilët uruan nxënësit,mësuesit për një vit shkollor të suksesshëm.






