Print
Hits: 4302

Më datë 21.10.2014,në sallën e mbledhjeve të ZA u zhvillua një takim kushtuar ngjarjes së rëndë të aksidentimit të pesë nxënësve të shkollës “Adem Bedalli”.Në të morën pjesë drejtorja e ZA Peqin Flutura Nuka,Shefi I Komisariatit Peqin Bashkim Ymeraj,shefi I sektorit të qarkullimit Rrugor,Gjergji Thomai,shefi i sigurisë Publike Mynyr Muça nënprefekti Edmond Xhani dhe drejtorat e shkollave.

Në takim u nënvizua bashkëpunimi I mirë që ZA Peqin dhe shkollat kanë patur me Komisariatin e Policisë Peqin për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore ,të aktiviteteve fiskulturore sportive etj.Por ngjarja e ndodhur tregoi që ky bashkëpunim cedoi.

Drejtorja e ZA dhe  nënprefekti  theksuan rolin e familjes, shkollës, shoqërisë,Komisariatit të Policisë në parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Përfaqësuesit e Komisariatit të Policisë Peqin,shprehën gadishmërinë për të forcuar më tepër  bashkëpunimin e për të ndihmuar shkollat në realizimin e veprimtarive në të ardhmen.

 

Këtij takimi I parapriu ai i zhvilluar në shkollën 9 vjeçare “Adem Bedalli” me mësues e drejtues të kësaj shkolle në të cilin morën pjesë drejtorja e ZA Peqin Flutura Nuka,përgjegjësi i Shërbimeve Mbështetëse Hysen Meta si dhe specialisti i sektorit  KITBS ,Arben Malkja.Në takim u analizuan shkaqet e ngjarjes si dhe u komunnikuan masat e marra.

ShkolaTavolina

Shkolla2Shkolla3

Ne  ZANe ZA