Në zbatim të nismës së MAS “Festojme se bashku” ZA Peqin hartoi  në bashkëpunim me shkollat axhendën e  veprimtarive të përbashkëta për binjakëzimin  dhe   realizimin me sukses të kësaj nisme me veprimtari të tilla si: Vizita  në shkollën pritëse, zhvillimin e koncertit festiv për Vitin e Ri, ndarjen e dhuratave,përfshirjen e prindërve në këtë nismë etj.

Mbresa në aktivitetet e zhvilluara lanë veprimtaritë e organizuara  midis shkollave:  Shkollës 9-vjeçare Bishqem dhe shkollës 9-vjeçare Çengelaj; Shkollës Gjocaj dhe shkollës 9-vjeçare Vashaj; Shkollës “Shefit Hekali” dhe shkollës Bicaj; Shkollës “Adem Bedalli”, dhe Shkollës 9-vjeçare “Demir Godelli”etj. Të gjithë nxënësit e shkollave me dëshirën e tyre dhe në përkrahjen e plotë të prindërve,grumbulluan pako të sistemuara me kujdes.

Në përfundim të këtyre aktiviteteve ndërmjet çdo dy shkollave u zhvilluan koncerte  festive me temë:“Festojme së bashku Vitin e Ri!”  Drejtuesit kryesore të këtij binjakëzimi , uruan njëri –tjetrin për një fillim të mbarë dhe  një vazhdim të mëtejshëm në të ardhmen.

 

 Për të parë fotot kliko këtu...