Në zbatim të nismës së MAS “Festojme se bashku” ZA Peqin hartoi në bashkëpunim me shkollat axhendën e veprimtarive të përbashkëta për binjakëzimin dhe realizimin me sukses të kësaj nisme me veprimtari të tilla si: Vizita në shkollën pritëse, zhvillimin e koncertit festiv për Vitin e Ri, ndarjen e dhuratave,përfshirjen e prindërve në këtë nismë etj.
Mbresa në aktivitetet e zhvilluara lanë veprimtaritë e organizuara midis shkollave: Shkollës 9-vjeçare Bishqem dhe shkollës 9-vjeçare Çengelaj; Shkollës Gjocaj dhe shkollës 9-vjeçare Vashaj; Shkollës “Shefit Hekali” dhe shkollës Bicaj; Shkollës “Adem Bedalli”, dhe Shkollës 9-vjeçare “Demir Godelli”etj. Të gjithë nxënësit e shkollave me dëshirën e tyre dhe në përkrahjen e plotë të prindërve,grumbulluan pako të sistemuara me kujdes.
Në përfundim të këtyre aktiviteteve ndërmjet çdo dy shkollave u zhvilluan koncerte festive me temë:“Festojme së bashku Vitin e Ri!” Drejtuesit kryesore të këtij binjakëzimi , uruan njëri –tjetrin për një fillim të mbarë dhe një vazhdim të mëtejshëm në të ardhmen.
Për të parë fotot kliko këtu...