Më datë 30.01.2015,Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj.Lindita Nikolla vizitoi dy gjimnazet e rrethit tonë “Zihni Magani” Peqin dhe “Mustafa K.Ataturk”Pajovë .Në këtë vizitë ajo shoqërohej nga deputeti i zonës z.Alfred Peza,deputeti Fatmir Toçi,shefja e kabinetit të ministres Adriana Berberi, drejtorja e Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar Zamira Gjini,prefekti I prefekturës Elbasan Arben Kamami, drejtorja e DAR Elbasan Jonida Cungu dhe drejtorja e ZA Peqin Flutura Nuka.Morën pjesë edhe drejtorë të shkollave, mësues etj.

Qëllimi i kësaj vizite ishte lançimi i nismës për pasurimin e bibliotekave të shkollave në kuadër të projektit”Shkolla si qendër komunitare”- nismë e cila do të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit.Këtij procesi ju parapri me rikonstruksionin tërësor të  mjediseve të bibliotekave.E gjithë kjo nismë u ideua nga deputeti i zonës Alfred Peza i cili ishte kontribuesi më i madh në dhurimin e  librave si dhe në rikonstruksionin e mjediseve të bibliotekave.

Komuniteti,nxënësit, prindërit, mësuesit,sipërmarrësit kanë dhuruar libra për pasurimin e bibliotekave të këtyre gjimnazeve.

Bibliotekës së gjimnazit “Zihni Magani” ju shtuan 1800 libra të rinj.ndërsa biblioteka e gjimnazit”Mustafa K.Ataturk”është ngritur nga e para me 1000 libra te rinj.Ministrja Nikolla dhuroi vetë simbolikisht disa libra për bibliotekat e dy gjimnazeve.

 

Në fjalën e saj znj.Nikolla theksoi se do të krijohet një situatë e re për fondin e librit që do të mundësojë që ky proces t’i shërbejë jo vetëm nxënësve por edhe përfshirjes së komunitetit,në kuadër të projektit të shkollës si qendër komunitare.

Për të parë fotot, kliko këtu...