Në gjimnazin “Zihni Magani”,Peqin u zhvillua një takim i zgjeruar me mësues që japin mësim në lëndët e Maturës Shtetërore-maturantë-prindër, organizuar nga stafi i Zyrës Arsimore në bashkëpunim me drejtorinë e këtij gjimnazi.Takimi ju kushtua problemeve të Maturës Shtetërore. Takimin e hapi drejtori i gjimnazit z.Halim Hallulli. Drejtorja e ZA znj.Flutura Nuka foli për ndryshimet në Rregulloren e procesit të Maturës Shtetërore 2014 dhe udhëzimet,masat që janë marrë e do të merren në vazhdim për zhvillimin normal të MSH,duke shënuar një kthesë në këtë vit në procesin e administrimit të provimeve të MSH . Ndër të tjera ajo e vuri theksin në reflektimin dhe sensibilizimin e prindërve , maturantëve,opinionit për zhvillimin me korrektësi të provimeve të Maturë Shtetërore. Zv/drejtorja e shkollës znj.Afërdita Gjata i siguroi maturantët dhe prindërit se kanë filluar konsultimet në lëndët që janë provime të MSH dhe do të vazhdojnë sipas grafikut të hartuar . Përgjegjësi i sektorit të Kurrikulës IT dhe Bazës Statistikore Dr.Kastriot Ajazi vuri në dukje se Matura Shtetërore synon vlerësimin e arritjeve të vërteta të çdo maturanti;sistemi Meritë- Preferencë bazohet tek rezultatet reale të çdo maturanti. Kryetarja e këshillit të prindërve Ana Muça,prindër ,maturantë diskutuan dhe drejtuan pyetje për gjuhën e huaj si provim i detyruar që këtë vit futet për herë të parë,lëndët me zgjedhje,administrimin e provimit,aplikimet online me formularët A1/A1Z etj shqetësime që kanë lidhje me procesin e MSH.Pyetjeve ju përgjigjën drejtorja e ZA znj.Flutura Nuka si dhe specialistët e SKITBS dhe drejtuesit e shkollës të pranishëm në takim