Në zbatim të planit vjetor të ZA Peqin,sot më datë 30.09.2014, në sallën e mbledhjeve të këtij institucioni u zhvillua analiza e rezultateve të Maturës Shtetërore 2014.Në këtë analizë morën pjesë mësues e drejtues të shkollave të mesme e 9 vjeçare.I deleguar nga DAR Elbasan ishte z.Ali Kardhashi ,Përgjegjës i Sektorit të Programeve të Zhvillimit dhe Burimeve njerëzore.
Raportin e përgatitur nga grupi i punës e lexoi drejtorja e ZA znj. Flutura Nuka.
U diskutua rreth arritjeve dhe dobësive të evidentuara sipas rezultateve.Nga kjo analizë u reflektua për përmirësimin e punës mësimore - edukative në drejtim të cilësisë dhe vendosjes së raporteve më të drejta mësues-nxënës.

