SIGURIA
Arsimi Bazë
Rregullat e Sigurisë në Internet
1. Unë do i them një të rrituri të besuar nëse diçka më mërzit, frikson apo më vë në siklet.
2. Unë do të pyes një të rritur tek i cili kam besim përpara se të ndaj me dikë informacione si emir im, adresa dhe numri i telefonit.
3. Unë nuk do të takohem personalisht me asnjë person të njohur në internet.
4. Unë do të zbatoj rregullat e mirësjelljes dhe nuk do të tregohem i pasjellshëm apo i lig në Internet.
Rregullat e Sigurisë në Botën Reale
1. Unë do të pyes gjithmonë prindërit, ruajtësin tim apo një të rritur të besuar përpara se të shkoj gjëkundi, të ndihmoj dikë, të pranoj diçka apo të hipi në një makinë.
2. Unë do të mar një shok/shoqe me vete kur të shkoj diku apo kur të luaj jashtë.
3. Unë do ti them “JO” njerëzve që do të mundohen të më prekin apo të më lëndojnë. Eshtë mire që unë të dal zot për veten time.
4. Unë do i them një të rrituri të besuar nëse diçka më mërzit, frikson apo më vë në siklet.
Arsimi i Mesëm
Rregullat e Sigurisë në Internet
1. UNË DO TË MENDOHEM PËRPARA SE TË PUBLIKOJ.
Unë jam dakord që të mos publikoj informacione dhe imazhe që mund të më vënë në rrezik, të më turpërojnë, apo dëmtojnë të ardhmen time, siç mund të jenë:
o numri i telefonit të shtëpisë apo celularit
o adresa e shtëpisë
o mesazhe seksuale
o foto dhe video të papërshtatshme
2. UNË DO I RESPEKTOJ NJERËZIT E TJERË NË INTERNET.
Unë nuk do të
o publikoj asgjë të vrazhdë, ofenduese, apo kërcënuese
o dërgoj apo pasoj imazhe dhe informacione që mund të turpërojnë, lëndojnë apo ngacmojnë dikë
o të mar informacionin personal të dikujt dhe ta përdor atë për të dëmtuar reputacionin e tij apo saj
3. UNË DO TË BËJ KUJDES KUR TË TAKOJ MIQTË E MI TË INTERNETIT PERSONALISHT.
Unë jam dakord që
o të kërkoj leje te prindërit apo një të rrituri të besuar përpara se të shkoj në takim
o të më shoqërojë një prind apo një i rritur në takim
o të takohem në një vend publik
4. UNË DO TË MBROJ VETEN TIME NË INTERNET.
Nëse dikush më bën të ndjehem i parehatshëm ose dikush tregohet i vrazhdë apo ofendues, unë
o nuk do të përgjigjem
o do të ruaj provat
o do i tregoj prindërve apo një të rrituri të besuar
o do të raportoj në faqen e internetit kompaninë telefonike apo tek policia