MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE

ELBASAN    

 Elbasan më, 05.09.2017

 

NJOFTIM 

Në zbatim të Ligjit Nr. 69 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, pikën E dhe F të Udhëzimit nr. 57 datë 12.11.2013 “Për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit institucionit  publik të arsimit parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Drejtoria Arsimore Rajonale Elbasan shpall vendet e lira për pozicionin e Drejtuesit të Institucionit arsimor publik në shkollat:

1.      Gjimnazi “Dhaskal Todri”, Elbasan

2.      9-vje­care “Gjormë”

3.      9-vjeçare “J.Petalli”, Shushicë e Vogël

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

Kandidati për drejtor i institucionit publik të arsimit parauniversitar duhet:

a) të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlershme me të, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9741, date 21. 5. 2007 "Per arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar;

b) të ketë të paktën kategorinë "Mësues i kualifikuar";

c) të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij.

DOKUMENTACIONI I APLIKIMIT

a) Kërkesë me shkrim në lidhje me institucionin publik arsimor në të cilin, kandidati kërkon të aplikoj.

b) Cv-në dhe kopjet që dëshmojnë pohimet në CV (Sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi).

c) Tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant (Sipas modelit të përcaktuar në

shtojcën nr. 2, bashkëlidhur Udhëzimit Nr. 57 datë 12.11.2013).

ç) Dëshmine e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit;

d) Dy rekomandime nga mësues, drejtorë të institucioneve arsimore, ose titullarë të  njësive arsimore vendore që kanë punuar me aplikantin gjatë viteve të fundit.

(Sipas modelit të shtojcës nr. 3, bashkëlidhur këtij udhëzimi).

Dorëzimi i dokumentacionit  të aplikimit do të bëhet pranë Sekretarisë së Drejtorisë Arsimore Rajonale Elbasan çdo ditë nga hëna në të premte, nga ora 13:00 – 15:00.

Afati i fundit për dorëzimin e  dokumentacionit të aplikimit do të jetë data 15.09.2017.

Drejtori aktual i institucionit arsimor publik përkatës, do të vërë në dispozicion të secilit aplikant një kopje të dokumenteve të mëposhtme, të nevojshme për zhvillimin e konkurimit, i cili do të tërhiqet para datës së konkurimit:

a) Plani afatmesëm i shkollës.

b) Plani vjetor i shkollës i vitit pararendës,

c) Raporti vjetor i shkollës i vitit pararendës.

Faza e parë e  konkurimit, vlerësimi i dosjeve dhe intersvista do të zhvillohet me 18.09.2017, ora 15:00 në prani të komisionit të vlerësimit, pranë institucionit arsimor publik përkatës.

 

DREJTORE 

 

JONIDA  CUNGU