Duke ju uruar nje vit shkollor sa me te mbare,ju dergojme Udhezimin nr 51 date 20.09.2013 mbi procedurat e perdorimit te fondeve te buxhetit te shtetit.
Sqarim mbi pikat e udhezimit
Pika III
a)Cmimet e librave duhet ti permbahen katalogut.
b)Fatura tatimore e shitjes te jete sipas formularit E-TBV 055/a dhe formularit E-TVS 055/a
Pika IV e udhezimit per kategorite e nxenesve qe perfitojne subvencionin ju sqarojme si me poshte:
4.1-Perfitojne nxenesit jetimore pa te dy prinderit( me status jetimi me vendim gjykate)
b) Te gjthe familjet me ndime ekonomike(vertetim nga bashkia ose komuna per ndimen ekonomike, per punonjesit qe jane ne asistence vertetim nga zyra e punes per pagese papunesie).
c)Perfitojne nxenesit qe kane kryefamiljarin invalid, apo dhe pjestare te tjere te familjes qe perfiton ndime ekonomike,invalid nuk jane te punesuar ne sektor publik apo privat per te gjithe pjesetaret e familjes qe jane ne moshe pune.(te merret certifikate familjare,vertetim nga bashkia si invalid , fotokopje e fletes se kempit)
ç)Perfitojne te gjithe femijet qe kane kryefamiljarin invalid shteti, dhe nuk ka asnje anetare te familjes te punesuar ne sektorin publik apo privat(vertetim ne pushtetin vendor, si invalid fotokopje e kartes se indentitetit ), te shoqerohet me certifikate familjare.
d)Perfitojne te gjithe femijet qe kane kryefamiljarin me pension pleqeriei, dhe nuk ka asnje anetare t te punesuar(vertetim ne pushtetin vendor),fotokopje te librezes se pensionit, te shoqerohet me certifikate familjare.
Pika 4.2
Per nxenesit ne arsimin 9 vjecar ku kryefamiljari eshte i punesuar ne sektorin buxhetor me page deri ne 30.000 leke dhe nuk ka asnje anetare te familjes te punesuar ne sektorin publik (vertetim neqendren e punes), te shoqerohet me certifikate familjare.
Pika 4.6
Perfitojne te gjithe nxenesit rome nga klasa e I deri tek e 9 (vertetim nga shoqata rome).
Pika 4.7.
Perfitojne te gjithe nxenesit qe gezojne statusin e te verberve nga klasa e I deri tek e 9 (te paraqesi statusin e te verberit vertetim nga komuna dhe bashkia).
Faturat tatimore te firmosen e vulosen nga librashitesi dhe nga nxenesi ose prindi.
Ju bejme me dije se brenda dates 30 shtator te dorezohet dokumentacioni nga drejtuesi i shkolles me pergjegjesi te plote per te gjithe dokumentacioni shoqerues,duke plotesuar formularin 1 dhe formularin 1.1.
Formularet te plotesohet per cdo klase bashke me dokumentacionin justifikues dhe pastaj permbledhesja per shkollen e fimosur e vulosur ne dy kopje.
