NJOFTIM PËR KANDIDATËT APLIKANTË PËR TESTIMIN E
INFORMATIZUAR
Në zbatim të Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nr. 12, datë 27.02.2018 “Për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike, të arsimit parauniversitar”, ju bëjmë me dije sa më poshtë:
- Testimi i informatizuar do të fillojë në datën 6 Mars 2018.
- Në vijim do të publikohet kalendari me datat, oraret dhe profilet përkatëse për zhvillimin e testimit të informatizuar.
Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA) me adresë: Rruga: “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të testimit të informatizuar. Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:
1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) (dokumenti origjinal);
2. Kopje të Kartë ID ose Pasaportë;
3. Formularin e pranimit nga ana e DAR/ZA për fazën e dytë të konkurrimit.
Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar.
Për paraqitjen në qendrat e testimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:
1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtimi;
2. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit;
3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit.
Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni emrin, mbiemrin, profilin si dhe datën dhe orën e testimit në faqen zyrtare të QSHA në adresën www.akp.gov.al, faqja e parë “Provimet e Shtetit” dhe rubrika “Njoftime”, lista e kandidatëve për testimin e informatizuar.
